Tirana, Albania
+355 42 234 979

Historiku

Historiku
prill 2019

Union Financiar Tirane

Me mbi 550 pika shërbimi në të gjithë Shqipërinë, UFT përfaqëson rrjetin më të gjerë të shërbimeve financiare në vend.
mars 2019

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Fillojmë bashkëpunimin me Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion ne varësi të Bashkisë Tiranë. Në bazë të kësaj marrëdhënieje, në agjencitë tona kryhet online, në pak minuta, edhe Pagesa për Kopshtet dhe Çerdhet Publike të Tiranës. I sjellim kështu klientëve tanë një lehtësi më shumë për të kryer të gjitha pagesat në një sportel.
shkurt 2019

Ujësjellës Kanalizime 2019

UFT zgjeron gamën e pagesave te faturave te ujit me sa me poshtë:
  • Ujësjellës Kanalizime Berat-Kuçovë
  • Ujësjellës Kanalizime Elbasan
  • Ujësjellës Kanalizime Krujë
tetor 2018

Ujësjellës Kanalizime 2018

UFT zgjeron gamën e pagesave te faturave te ujit me sa me poshtë:
  • Ujësjellës Kanalizime Vau i Dejës
  • Ujësjellës Kanalizime Lushnje
  • Ujësjellës Kanalizime Mat
  • Ujësjellës Kanalizime Kavajë (UKKA)
  • Ujësjellës Kanalizime Fier
maj 2018

Iutecredit

Këstet e kredive nga Iutecredit paguhen në agjencitë tona. Gjithashtu, në Unionnet-Western Union mund të tërhiqet edhe shuma e plotë e kredise së aprovuar.
mars 2018

Western Union me komisionet më të favorshme

Western Union ofron komisionet më të favorshme për Dërgesat WU brenda Shqipërisë dhe për vendet e rajonit: Kosovë,Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi. Tani, ju mund të dërgoni para për terheqje CASH, duke filluar nga vetëm 5 euro.
mars 2018

Union Bank

Fillon bashkëpunimi me Union Bank. Këstet e kredive të Union Bank mund të paguhen në çdo agjenci Unionnet – Western Union. Pagesa kryhet shpejt duke u pasqyruar direkt në llogarinë bankare.
shkurt 2017

Western Union ofron komisionet më konkuruese në treg nga Gjermania në Shqipëri

Tani,ju mund të dërgoni para nga  Gjermania në Shqipëri me komisionet më konkuruese ne treg. Përfitoni shërbimin tonë cilësor duke paguar më pak! Zbuloni tarifat tona të reja në wu.com!
nëntor 2016

VIP 2016

Western Union në bashkëpunim me UFT organizuan Ceremoninë Finale të Programit VIP 2016. Tridhjetë agjenci nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë në programin rajonal gjatë vitit 2016. Agjencitë me performancën më të mirë dhe rritjen më të madhe gjatë këtij viti morën çmimet speciale dhe u ftuan të festonin arritjet e tyre në Ceremoninë Finale dhe Darkën Gala organizuar për këtë rast
nëntor 2016

UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom

UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom për kryerjen e arkëtimeve të faturave në rrjetin Unionnet-Western Union. Tashmë, në të gjitha agjencitë tona mund të paguhen faturat ALBtelecom të telefonisë fikse, internetit dhe shërbimit IPTV. Gjithashtu, të gjithë abonentët e Eagle Mobile me kontratë, mund të kryejnë edhe pagesat e faturave të telefonisë së lëvizshme.
nëntor 2016

KONFERENCA DHE EKSPOZITA E 4-RT BALLKANIKE PER UJIN

UFT merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 4-rt të Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKALB and SHUKO në datat 2-4 nëntor 2016, në Expo City Albania. Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është një event i rëndësishëm për shkëmbim informacioni dhe zhvillim rrjeti në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë
maj 2016

Ujësjellës Kanalizime Tirane

Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën, si dhe faturat e prapambetura të UKT mund të paguhen menjëherë, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:
  • Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  • Paguani direkt në sistemin e UKT(online)
  • Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT
  • Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
mars 2016

Parandalimin e Financimit të Terrorizmit në shërbimin Western Union

Unioni Financiar Tirane organizoi trajnimin për Parandalimin e Financimit të Terrorizmit në shërbimin Western Union. Trajnimi u zhvillua më, 11 mars 2016 në Hotel “Tirana Internacional”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 48 agjenci Unionnet-Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues të lartë të Western Union global, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.
nëntor 2015

Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit

Unioni Financiar Tiranë organizoi sërish seminarin trajnues “Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit” (PPP/FT). Seminari u zhvillua më 27 nëntor, 2015 në Hotel “Tirana Internacional”. Pjesëmarrës nga 48 agjenci Unionnet – Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë diskutuan dhe analizuan rreziqet dhe procedurat qe duhen ndjekur në praktikë, kur ka dyshime se raste të tilla janë prezente në transaksionet Western Union.
shtator 2015

Ujësjellës Kanalizime Durres

Faturat e konsumit mujor, si dhe faturat e prapambetura të UKD mund të paguhen menjëherë, me 0 komision, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:
  • Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  • Paguani direkt në sistemin e UKD (online)
  • Hiqni në çast detyrimin ndaj UKD
  • Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
maj 2015

Workshop mbi PPP/FT

Në vijim të trajnimeve të vazhdueshme periodike për Parandalimin e Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/FT) Unioni Financiar Tiranë zhvilloi workshop-in me temë “Zbatimi praktik i legjislacionit mbi PPP/FT përmes rasteve studimore në shërbimin Western Union”. Workshop-i u mbajt në ambientet e kompanisë në datën 22 maj 2015, me pjesëmarrjen e punonjësve të UFT, administratorë dhe operatorë të rrjetit të agjencive Unionnet-Western Union, si dhe të ftuar nga Ministria e Financave
prill 2015

Tarifat e reja të dërgesave

UFT rinovon planin tarifor për dërgesat në Euro nga Shqipëria për Itali, Greqi, Francë, Gjermani, SHBA dhe Angli. Tarifat e reja janë të vlefshme nga data 8 prill 2015.
shkurt 2015

OSHEE

Që nga muaji shkurt, faturat e energjisë elektrike mund të paguhen menjëherë në të gjithë agjencitë Unionnet – Western Union në Shqipëri që ofrojnë gjithashtu, edhe të gjitha pjesët përbërëse të këtij shërbimi, si: informacion për deyrimin ndaj OSHEE, vulosje të Librezës OSHEE, etj. UFT vazhdon të mbetet institucioni financiar jo-bankar lider në shërbimin e transfertave të parave dhe pagesave me një rrjet agjencish të konsoliduar në të gjithë vendin, me një mbulim optimal të të gjithë zonave urbane dhe rurale në Shqipëri, duke ofruar shërbime të standardeve ndërkombëtare edhe në rajonet më të largëta.
qershor 2014

GJOBAT E KUNDRAVAJTJEVE RRUGORE

Tashmë UFT ofron Pagesën e Gjobave të Kundravajtjeve Rrugore online duke qenë kompania e parë financiare në Shqipëri që ofron shërbimin online.  
shkurt 2013

Gold Card!

Organizohet aktiviteti i tretë i ndarjes së çmimeve të programit Gold Card! në rezortin turistik të Llogarasë.  
shtator 2012

WU-Moving Money for Better

UFT merr çmimin “Përdorimi më i mirë i fushatës "WU-Moving Money for Better” nga ekipi i Evropës Juglindore, si vlerësim për punën dhe performancën në biznesin e Western Union, Dubrovnik, Kroaci.  
mars 2012

Taksat e Bashkisë Tiranë

UFT ofron shërbimin e pagesës së taksave të Bashkisë Tiranë në të gjithë rrjetin Unionnet – Western Union.
tetor 2011

WU – YES!

Ekipi i Evropës Juglindore i jep UFT çmimin “Brandimi më i mirë i agjencive me fushatën WU – YES! si vlerësim për dedikimin, angazhimin dhe përpjekjet e jashtëzakonshme, duke bërë që Western Union të jetë një markë më e dallueshme dhe tërheqëse. Agjencia DPA në QTU u zgjodh ndër agjencitë më të mira gjatë fushatës “WU–YES!” me çmimin “Best of the Best Location 2011”, Rovinj, Kroaci.    
mars 2011

PLUS Communication

UFT fillon shërbimin e pagesave të faturave të numrave celularë PLUS me kontratë në rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union.
shkurt 2011

Gold Card!

Organizohet aktiviteti i dytë i ndarjes së çmimeve të programit Gold Card! në një rezort turistik në malin e Dajtit.
shtator 2010

Fillon pagesa e gjobave të makinës

UFT fillon të ofrojë shërbimin e pagesës së Gjobave të Kundravajtjeve Rrugore.
korrik 2010

Çmimet Gold Card!

Organizohet aktiviteti i parë i ndarjes së çmimeve të programit të besnikërisë Gold Card! në Razëm.
shtator 2009

Fillon programi i besnikërisë Gold Card!

Fillon programi i besnikërisë Gold Card! prezantuar për publikun shqiptar me një aktivitet të posaçëm dhe konferencë për shtyp, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Western Union dhe mediat më të ndjekura në Shqipëri, pasuar nga aktivitete promocionale në të gjithë rrjetin e agjencive.  
korrik 2009

Agjenci te reja

Rjeti Unionnet – Western Union zgjerohet me 20 agjenci të reja anembanë Shqipërisë
nëntor 2008

Zgjerohet rrjeti i agjencive

UFT zgjeron rrjetin me mbi 250 agjenci në të gjithë vendin që ofrojnë ofrojnë shërbime të shpejta dhe të sigurta Western Union®.
maj 2008

Çmimi “Shërbimi i rrjetit”

UFT merr çmimin “Shërbimi i rrjetit” nga ekipi i Evropës Juglindore, për shërbimin në rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union, Dubrovnik, Kroaci.  
gusht 2007

“Back to School”

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, UFT organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke shpërndarë dhurata me artikuj shkollorë në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke synuar klientët e transfertave të parave Western Union me Italinë, Greqinë dhe Anglinë .
tetor 2005

10 vjet UFT

UFT feston 10-vjetorin e tij në Shqipëri gjatë muajit tetor.    
maj 2005

Union of Financial Corners s.a – Zvicër

Themelohet “Union of Financial Corners s.a.” (UFC) në Zvicër dhe nënshkruhet marrëveshja e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. për shërbimin e transfertave të parave.
shtator 2004

Presidentja e WU viziton Shqipërinë

Christina Gold, Presidente e Western Union Financial Services Inc. vizitoi Shqipërinë në muajin shtator.
shkurt 2004

Filluan transaksionet në USD

Filluan transaksionet në USD me monedhë bazë Euron për shërbimet e pagesave me transfertat Western Union.  
gusht 2003

Union Financiar Prishtinë

Dega e UFT, Prishtina u bë një subjekt legal i pavarur me emrin “Unioni Financiar Prishtinë”.
shkurt 2002

Konferenca II Kombëtare

UFT organizoi Konferencën II Kombëtare të Agjentëve në Shqipëri për shërbimin Western Union.
janar 2001

Konferenca Kombëtare

UFT organizoi Konferencën I Kombëtare të Agjentëve në Shqipëri për shërbimin Western Union.
gusht 2000

Western Union në Kosovë

UFT hapi degën e parë në Kosovë dhe nënshkroi marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. për Kosovën.
dhjetor 1999

Western Union në Posta Shqiptare

UFT nënshkruan marrëveshjen me Alba Post (Posta Shqiptare) duke shtrirë shërbimin Western Union në të gjithë rrjetin postar të Alba Posta.
gusht 1999

UFT fillon aktivitetin ne Maqedonin e Veriut

UFT nënshkroi marrëveshjen e përfaqësimit për Maqedoninë me Western Union Financial Services Inc. UFT mori liçencën për të operuar si një institucion financiar jo-bankar.
qershor 1995

Western Union në Shqipëri

UFT merr ekskluzivitetin e transfertave të parave Western Union për Shqipërinë.
mars 1995

Union Financiar Tiranë

Union Financiar Tiranë (UFT) themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.