Tirana, Albania
+355 42 234 979

Qendra e Botimeve për Diasporën

UFT sponsorizon prodhimin e 600 paketa abetaresh për fëmijët e Diasporës. Paketa e Abetares u përgatit nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke u mbështetur në programet e Ministrisë së Arsimit të këtyre trevave. Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitëse, tërheqëse dhe të përvetësueshme, duke harmonizuar pesë proceset bazë: të vëzhguarit, të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *