Tirana, Albania
+355 42 234 979


Union Financiar Tiranë

është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995. Me shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe të besueshme UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 24 viteve të aktivitetit tonë në Shqipëri, kemi mundësuar ngritjen e rrjetit më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 550 agjenci Unionnet - Western Union ne mundësojme kryerjen e të gjitha pagesave vetëm ne një sportel. Stafi ynë profesional e i devotshëm është në shërbimin tuaj çdo ditë të javës me orare të përshtatshme.


TERHEQJE PARASH

Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë tani është më e lehtë me mbi 500.000 Agjencitë e Western Union® në të gjithë botën. Tani kryerja e transaksionit pa nevojën e plotësimit të formularit është më e thjeshtë dhe më e shpejtë!

DERGESA PARASH

Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 agjenci të Western Union® në të gjithë botën.

PAGESA

Në rrjetin e gjerë të agjencive Unionnet – Western Union, ju mund të kryeni pagesat e mëposhtme: Pagesa e faturave të OSHEE, Uji , ALBtelecom, Digicom, Union Bank, Iute Credit, Pagesat e gjobave te makinës, Pagesat për TV dhe Internet, etj.